Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Auron Deva debuton me këngën “Opera”, artisti nga Gjakova vjen me paraqitje unike në muzikë

    16/03/2023 10:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I riu nga Gjakova, Auron Deva, i cili prej shumë vitesh ka pasion muzikën, tashmë ka debutuar në tregun muzikor me këngën e tij ta parë e cila titullohet “Opera”, shkruan GazetaDemos.

    Teksti dhe muzika e këngës janë bërë nga vetë ai, ndërkaq producent i kësaj kënge është Lis Boshtrakaj.

    Pavarësisht këngëve komerciale që i dëgjojmë jo rrallë në tregun e muzikës shqiptare, Deva është munduar t’i qëndrojë besnik stilit të tij dhe muzikës që ai e pëlqen.

    Interpretimi i këngës, shfaq vokalin unik të Auron Devës, ku në shumë pjesë të këngës mund të vërehet lehtësisht talenti i tij.

    “Opera” është realizuar edhe me klip, i cili është udhëhequr nga Pëllumb Rraci.

    Ndryshe, artisti nga Gjakova edhe pse i ri në moshë pasionin për muzikën po e kultivon tash e disa vite, përmes cover-ave të ndryshëm të këngëve të njohura, e poashtu përmes paraqitjeve në koncerte e festivale, ku disa herë është shpërblyer edhe me çmimin e parë.

    Më poshtë mund të gjeni edhe disa nga këngët e njohura që ai ka interpretuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Zjarrëfikësit në Skivjan të Gjakovës e shuajnë zjarrin në një stallë të bagëtive

    Gjini: Rritja e tatimit në pronë do të ngarkojë jashtëzakonisht shumë qytetarët dhe bizneset

    Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, Konjufca kërkon hetim të plotë e të shpejtë të rastit

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.