Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Augsburgu vendos ta blejë Berishën për 4 milionë euro

    03/04/2023 10:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Augsburgu e ka zbuluar vendimin e marrë për Mërgim Berishën.

    Stefan Reuter, shef ekzekutiv i klubit gjerman ka bërë të ditur se në fund të sezonit, klubi i Bundesligës do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit kosovar për 4 milionë euro, shkruajnë mediat turke, përcjell GazetaDemos.

    Berisha aktualisht është i huazuar në Augsburg nga Fenerbahçe për një vit, pasi e pati një eksperiencë dëshpëruese në Turqi.

    E me t’u rikthyer në futbollin gjerman, Berisha shpërtheu duke i realizuar 8 gola në 19 ndeshje të zhvilluara deri tash, të cilat e shpërblyen edhe me ftesë në Kombëtaren gjermane.

    Fenerbahçe e kishte blerë lojtarin nga Suhareka për 5 milionë euro në shtator të vitit 2021 nga Salzburgu.

    E tash, klubi nga Stambolli do t’i marrë 4 milionë nga shitja e Berishës, e cila pritet të ndodhë gjatë verës.

    Edhe vetë futbollisti e ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar të luajë në Bundesligë.

    Artikuj të ngjashëm

    Të Fundit

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.