Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Auditori gjen parregullsi në një tender të kompanisë publike KOSTT

    08/07/2024 11:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ndërmarrjen Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, veçanërisht ka gjetur dobësi në vlerësimin e tenderëve.

    Sipas Auditorit me datën 30.10.2022, ndërmarrja kishte publikuar dosjen e tenderit për projektin “Furnizim me pajisje mbrojtëse për nënstacione”. Në këtë procedurë kishin dorëzuar ofertë dy operator ekonomik. ZKA bën të ditur se fillimisht ndërmarrja kishe eliminuar Operatorin Ekonomik (OE) me çmimin më të lirë për shkak të mos përmbushjes së specifikave teknike dhe kishte shpallur fitues OE ekonomik të dytë me çmimin më të lirë. Sipas raportit, pas ankesës nga OE i eliminuar, ndërmarrja kishte kthyer procesin në rivlerësim ku pas këtij procesi ishte aprovuar ankesa OE të eliminuar. Ndërsa OE i cili fillimisht ishte shpallur fitues, pas rivlerësimit ishte shpallur i papërgjegjshëm për shkak të mos përmbushjes së një specifike teknike që nuk ishte pjesë e ankesës.

    “Kontrata ishte nënshkruar me datë 01.01.2023 me operatorin që kishte parashtruar ankesë në vlerë 23,936 euro. Pas analizimit të dokumenteve të regjistrimit të biznesit dhe verifikimit të tyre në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit të Kosovës, të dy operatorët që kishin ofertuar në këtë proces tenderues kishin të njëjtin pronar të biznesit. Si rrjedhojë, ndërmarrja në këtë rast do të duhej të bëjë anulimin e procedurës së tenderit në harmoni me kërkesat ligjore”, thuhet në raportin në Raportin e Auditimit për Pasqayrat Financiare Vjetore  për KOSTT.

    Më tej thuhet se nënshkrimi i kontratës në këtë rast, kishte ndodhur për shkak të mos verifikimeve të duhura nga personat përgjegjës të prokurimit të kërkesave të përshtatshmërisë profesionale.

    Auditori në KOSTT ka vërejtur edhe tejkalim të vlerës totale të kategorisë te kontrata publike kornizë “Servisim dhe mirëmbajtja e Kamionëve me Krana”. Sipas ZKA-së çmimi për njësi i peshuar sipas kategorisë e nënshkruar me datën 25.11.2020 në kohëzgjatje prej 36 muaj, është vërejtur që për shërbimet e kryera ishte tejkaluar vlera totale e kategorisë e cila është përcaktuar në bazë të rëndësisë së shërbimit në kategori.

    “Vlera e tejkaluar për kategorinë dy është 23,000 euro dhe kategorinë katër është 10,000 euro. Kjo kishte ndodhur për shkak të poentimit jo të duhur të kategorive përkatëse si dhe nga kujdesi jo i duhur në respektimin dhe interpretimin e kërkesave ligjore”, thuhet në raport.

    Për këtë, Auditori rekomandon Bordin e Drejtorëve të siguroj që janë forcuar kontrollet në mënyrë që pagesat për shërbimet e kryera nuk tejkalojnë vlerën totale të kategorisë e cila është përcaktuar në bazë të rëndësisë së shërbimit në kategori.

    Raporti i Auditorit për KOSTT-in ka rezultuar me 10 rekomandime, prej tyre tetë rekomandime të reja dhe dy rekomandime të përsëritura.

    Artikuj të ngjashëm

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.