Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është promovuar libri “Ato gdhendin dhimbjen”, e gazetares Alketa Gashi-Fazliu, shkruan GazetaDemos.
Në librin e promovuar nga Gashi-Fazliu, janë rrëfimet e 15 nënave të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.
Gashi-Fazliu ka thënë se për përgatitjen e trilogjisë, nga i gjithë territori i Kosovës ka marrë emocione të vërteta dhe të papërsëritshme.
“Vërtet nuk më ka detyruar askush, nuk më ka thënë kush kurgjo, në qoftëse poersonalisht kam pasur nevojë të merrem me diçka më të bukur, më estetike, që të më mbushë zemrën me dashuri, me mirësi, pak momente pozitiviteti, unë shkoj i bëj vetes një grumbull emocionesh, që s’i kontrollova dot më kurrë dhe s’e besoj që do t’i marrë më në jetë…Nga gjithë territori i Kosovës kam marrë emocione të njëmendta, të vërteta dhe të papërsëritshme. E falë nënave tona, ne sot e gëzojmë lirinë, sepse këto nëna lindën ata që ranë për atdhe.”, tha ajo, duke falënderuar nënat që për të kanë ndarë rrëfime të jashtëzakonshme.