Pas humbjes nga Las Palmasi, Atletiko Madrid i është rikthyer fitoreve në La Liga.
Skuadra e Diego Simeones shënoi fitore ndaj Rayo Vallecanos në ”Metropolitano Stadium”, me rezultat 3-0.
Alexander Sorloth hapi serin e golave qysh në minutën e 3-të, derisa Conor Gallagher dyfishoi rezultatin në minutën e 45-të.
Fitoren Atletikos ia siguroi Julian Alvarez me golin e shënuar në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Atletiko Madrid shkon në kuotën e 66 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, me gjashtë pikë prapa Real Madridit dhe 10 më pak se lideri i tabelës, Barcelona.
Në anën tjetër, Rayo Vallecano renditet në vendin e 11-të, me 41 pikë