Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Atletico Madridi përjashton shitjen e Joao Felixit në janar

    14/10/2022 17:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ylli portugez, Joao Felix nuk është duke kaluar ditët më të mira te Atletico Madridit shkaku i situatës me trajnerin Diego Simeone dhe është lidhur me një largim nga Wanda Metropolitano.

    Tensioni rreth Joao Felix po kërcënon të konsumojë të gjithë diskursin rreth Atletico Madridit.

    Edhe pse Atletico dështoi të mposhtte Club Brugge të mërkurën dhe kështu vuri në dyshim vazhdimësinë e tyre në Ligën e Kampionëve, pika kryesore e bisedës ishte superylli portugez.

    Ndërsa Atletico kërkonte përparimin, Felix mbeti në stol dhe nuk kishte asnjë problem të tregonte zhgënjimin e tij. Ai ka luajtur vetëm 29 minuta në katër ndeshjet e fundit dhe janë shumë pak për atë që, në teori, duhet të jetë ylli i Atletico Madridit.

    Pas ndeshjes së fundit dolën raporte se Felix ishte shumë i zhgënjyer, duke ndjerë se situata ishte e paqëndrueshme me menaxherin Diego Simeone dhe lojtari po mendonte largimin.

    Megjithatë, sipas mediumi Relevo, Los Colchoneros nuk po konsiderojnë një shitje të lojtarit në janar.

    Relevo gjithashtu shton se Felix është i vendosur të rikthejë situatën dhe e di se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është përmes paraqitjeve të mira në stërvitje.

    Është ndoshta domethënëse fakti se Atletico nuk po mendon për shitje në afatin dimëror. Kjo e lë derën e hapur për një shitje të mëvonshme. Gjithnjë e më shumë duket sikur Simeone dhe Felix nuk kanë gjasa të krijojnë ndonjëherë një marrëdhënie të frytshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Shqiptarët e Sparta Pragës sonte iu bëjnë ‘konak’ yjeve të Atletico Madridit

    Derbi i zjarrtë mbyllet pa fitues, Atletico dhe Real Madrid ndajnë pikët

    Ndërpritet ndeshja Atletico-Real, tifozët hedhin gjësende në fushë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.