Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ATK per gjashtë muaj inkasoi mbi 524 milionë euro, 10.8 për qind më shumë se një vit më parë

    10/07/2025 10:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, bëri të ditur se ATK-ja ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor 2025, që paraqet një rritje prej 50.9 milionë euro apo 10.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Ai këto të dhëna i paraqiti të enjten në një konferencë për media, duke shtuar se ATK-ja ka vazhduar me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës.

    “Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike si rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, zgjerimin apo rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve dhe përmirësimin e kulturës së përgjithshme tatimore në vend. Administrata Tatimore e Kosovës edhe në këtë periudhë raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 524.1 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë euro apo 11%, në raport me vitin paraprak”, tha Murtezaj.

    Ai tha se krahas rritjes së të hyrave, ATK-ja po vazhdon edhe me reformën institucionale, konkretisht me reformën në procesin e fiskalizimit.

    “Krahas rezultatit të shkëlqyer në rritje të të hyrave, ATK po vazhdon me reformim institucional. Pra, fjala është për reformën në procesin e fiskalizimit. Kjo reformë është iniciuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Murati dhe nën mbështetjen financiare të UNDP-së është zhvilluar moduli apo aplikacioni, i cili krijon një qasje të re të fiskalizimit, nga një qasje harduerike, në qasje softuerike”, u shpreh ai.

    Murtezaj tha se puna e ATK-së bazohet në Planin Strategjik 2022-2026 dhe se vizioni i këtij institucioni është të jetë e krahasueshme me administratat tatimore të vendeve të zhvilluara.

    “Administrata Tatimore e Kosovës, aktivitetet e saj i mbështet në legjislacionin tatimor si dhe në Planin Strategjik 2022-2026. Në këtë plan strategjik, përveç qëllimit, objektivave dhe misionit, është i përcaktuar edhe vizioni i Administratës Tatimore, vizion ky që ka përcaktuar orientimin tonë drejt ndërtimit të një administrate tatimore të krahasueshme me administratat tatimore të vendeve të zhvilluara. Andaj sot, me krenari ju informoj juve dhe qytetarët e vendit tonë se bazuar në raportin e FMN-së të publikuar në janar të vitit 2025, sipas anketës ISORA, e cila bënë matjen e performancës së autoriteteve tatimore në gjithë botën, Kosova, gjegjësisht Administrata Tatimore e Kosovës, rezulton që nga 8 indikatorët matës, në 7 prej tyre të jetë shumë më mirë se vendet në zhvillim, pra përfshirë edhe vendet e Ballkanit, ndërsa në 5 nga 8 këta indikatorë, është te mesatarja apo mbi mesataren e vendeve të zhvilluara, përfshi këtu vendet e BE-së”, tha ai.

    Sipas tij, ky raport i FMN-së dëshmon se ATK-ja po transformohet nga një administratë e brishtë në një institucion modern e të krahasueshëm me vendet e zhvilluara.

    “Pra, bazuar në këtë raport të FMN-së, Administrata Tatimore e Kosovës për një periudhë kaq të shkurtër, arrin që të ngrihet nga një administratë e brishtë dhe e krahasueshme vetëm me vendet në zhvillim, tanimë në një administratë moderne dhe e krahasueshme me vendet e zhvilluara, që siç e thashë ka qenë dhe është vizion i ATK-së”, tha Murtezaj. / EO/

    Artikuj të ngjashëm

    Për katër muaj u regjistruan mbi 4 mijë ndërmarrje të reja, por ja sa u shuan brenda një muaji

    ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

    ATK me 390.2 milionë euro të hyra tatimore brenda katër muajve

    Të Fundit

    Bëri kërdi me 100 mijë euro fajde, ky është i riu nga Prizreni që iu ngrit aktakuza

    Apeli i Posaçëm lë në burg Ilir Metën

    Kjo është kryeministrja e re e Ukrainës, Yulia Svyrydenko

    Osmani për kërcënimet: Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë

    Kush po e vret Republikën e Kosovës? Nga pushteti deri te histeria e vetëkënaqësisë kolektive!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.