Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Atentati ndaj Kurtit, Hoxha zbulon bisedën me Prek Kodrën: Nuk është snajperist, as në kërkim

    21/09/2022 14:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Atentati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është bërë lajmi i ditës, pas publikimit të të dhënave nga hakerat. Sipas të dhënave që janë bërë të njohura, Kurti do të ekzekutohej nga në person, i identifikuar si Prek Kodra nga Shkodra.

    Gazetari Artan Hoxha në studion e ABC Live zbuloi se ka biseduar me Kodrën një ditë më parë. Hoxha tha se ai është një person i lirë që merret me gjueti dhe nuk është snajperist profesionist sikurse është raportuar apo në kërkim.

    “Atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, ndaj politikanit të rëndësishëm Xhavit Haliti. Aty ka një skenar që duket se është organizuar nga shërbimi sekret. Këto lloj të dhënash nuk janë informacione 100% të sakta. Prandaj jo çdo gjë që thuhet aty është e saktë.

    Gjatë 48 orëve te fundit nga momenti që ka dalë ky është dhënë emri i Prekë Kodra. Është thënë se është snajperisti më i mirë që ka Shqipëria. Është thënë se është përfshirë në vrasje në Lezhë. Është nga zona e Dukagjinit. Është i apasionuar pas gjuetisë, nuk është snajperist. Ka një biznes në Shkodër, ka gurore. Ky nuk ka qenë ndonjëherë në kërkim. Dje kam kontaktuar me të. Është i lirë, nuk ka qenë në kërkim. Ka qenë vetëm orë në Drejtorinë e Policisë së Lezhës sepse kishte ndodhur një ngjarje ku ishte përfshirë kushëriri i tij. Ka rezultuar se nuk ka lidhje. Ky është prek Kodra është gjahtar”, deklaroi ai.

    Më tej Hoxha tha se Kodra është ndaluar në vitin 2021 nga policia e Kosovës dhe është mbajtur 72 orë. Sipas tij ai kishte shkuar në Kosovë me 15 mijë euro me vete pasi do të blinte një makinë në Pejë. Pasi është marrë në pyetje nga policia ai është lënë i lirë pas 72 orësh dhe është gjobitur për mosdeklarim. Gazetari shprehet se policia e Kosovës nuk e ka vënë në dijeni Kodrën për arsyet e ndalimit dhe nga hetimi ka rezultuar i pastër.

    “Një shtetas i Shqipërisë do të vriste kryeministrin e Kosovës. Për herë të parë ky person, Prek Kodra më tha se nuk ka pasur asnjë dijeni. E kam marrë vesh që unë jam njeriu që do të organizoj atentatin ndaj Kurtit ditën që u publikuan të dhënat nga hakerat. Kam qenë në Kosovë në nëntor të vitit 2021 dhe pos shkonte në Pejë të blinte fuoristradë. Është ndaluar nga policia, pa i dhënë shpjegim e kanë marrë dhe e kanë çuar menjëherë në Prishtinë. Familjarët nuk kanë patur dijeni për 72 orë ku është. Kur është marrë në pyetje ka nxjerrë 15 mijë eurot sepse do të blinte makinën. I kanë thënë se po të mbajmë për paratë false. Dy ditë para s të shkonte në Kosovë kishte blerë dy celularë. Ky çelura i është marrë dhe nuk është kthyer më. U është dhënë autoriteteve izraelitë për ta zbërthyer. Policia e Kosovës e ka liruar pas 72 orësh dhe e ka gjobitur për mosdeklarim. Nuk i kanë thënë që a je i përfshirë. Që nga ai moment ka hyrë në Kosovë edhe tre herë të tjera. Dhe Prek Kodra është marrë me vrasje çakenjsh. Dje kam folur me të herë e gjatë. Është hetuar dhe ka dalë i pastër. Kjo gjë e shtyu 48 orë për këtë gjë. Ai është i lirë me duar në xhepa. Këto janë informacione paraprake që i vinë policisë”, deklaroi Hoxha. /abcnews.al

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.