Ka ndërruar jetë i riu që mbeti i plagosur pasi mjeti që ai drejtonte shpërtheu.
Mësohet se Aleksandër Sadikaj ndërroi jetë në spital.
NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Rreth ngjarjes ka shkruar edhe Gazetari, Artan Hoxha, i cili ka treguar se eksplozivi e ka hedhur në erë veturën e 27 vjecarit.
“Shperthim i fuqishem eksplozivi hedh në ere mjetin ku udhetonte 27 vjeçari Aleksander Sadikaj, sot në mesdite rreth ores 13:35. Ngjarja ka ndodhur prane rreth-rrotullimit te TEG, perballe karburantit Gega Oil. Mjeti ishte duke dale nga kryeqyteti kur ka ndodhur shperthimi. Sadikaj ka marre demtime shume te renda dhe eshte derguar në spital në gjendje te rende… Pavarsisht tentatives se mjekeve, Sadikaj ka humbur jeten per shkak te demtimeve te renda dhe hemoragjise”, ka shkruar gazetari Hoxha.