Astrit Ademaj i PDK-së, kandidati më aktiv për të parin e Pejës

Gara për kryetar komunash ka nisur furishëm në Komunën e Pejës.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj, shihet të jetë më aktivi, duke takuar biznese, artistë, sportistë e zejtarë.

Ademaj, konsiderohet si profil i ri i politikanit, që ka hyr në garën e Pejës, që synon seriozisht postin e të partit të komunës.

Ademaj nis aktivitetin herët në mëngjes duke dëgjuar problemet e bizneseve, që është edhe fokusi i tij kryesor, dhe fushatën e përfundon natën vonë.

Ai i ka dhënë rëndësi shumë të madhe edhe listës për Kuvedin Komunal, që është duke prezantuar profile të ndryshme profesionistësh.

Reklama