Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Asociacion me 4 komuna, anëtarësim i Kosovës në OKB, pa njohje”, propagandisti serb del në media pas Vuçiqit

    10/09/2022 18:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    ‘Perëndimi po përpiqet të zgjidhë përfundimisht Kosovën a më shpejt që të jetë e mundur, para së gjithash për shkak të situatës në Ukrainë’, beson kryetari i të ashtuquajturës Komision Parlamentar për Kosovën, Millovan Drecun.

    Sipas tij, Beogradit do t’i kërkohet të pranojë se Kosova ekziston si shtet, por jo njohjen e pavarësisë së saj.

    “Mendoj se Beogradit do t’i kërkohet të pranojë ekzistencën e shtetit të rremë të Kosovës, në këtë moment nuk kërkohet njohje e drejtpërdrejtë, sepse është e qartë për të gjithë në Perëndim se nuk mund të arrihet deri te kjo dhe se Beogradi nuk do ta njohë shtetin e rremë i Kosovës, por ndoshta kërkohet ndonjë zgjidhje si dy Gjermani”, thotë Drecun për Tanjug, transmeton KosovoOnline.

    Ai shton se kjo do të thotë se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por do t’i lejojë të bëhen anëtarë të OKB-së.

    Siç thotë ai, me këtë Perëndimi mund t’i kundërvihej presidentit rus Vladimir Putin dhe t’i thotë se nuk ka precedent kur është fjala për Kosovën, por se është arritur një marrëveshje dhe çështja është mbyllur.

    Nga ana tjetër, siç thotë Drecun, Beogradit do t’i ofrohet një “version i shkurtuar” i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, d.m.th sipas tij, ai vlen vetëm për katër komunat në veri, mbrojtja e veçantë e Kishës Ortodokse Serbe dhe ndoshta përshpejtimi i Serbisë në integrimin evropian.

    Ai shton se duhet të diskutohet shumë më tepër për çështjen e targave, të zhdukurve, kthimin e të dëbuarve, pronën, por që ndoshta do të jetë një lloj pakete.

    “Kam frikë vetëm nga situata që kemi pasur kur është thënë se fillimisht duhet të ndërtojmë standarde në Kosovë, e pastaj të flasim për statusin, pas pogromit të marsit të serbëve kemi pasur ndryshim teze, është thënë fillimisht statusi, të paktën një pjesë e vendeve, por ne nuk i kemi marrë standardet kur është fjala për popullin serb”, thekson Drecun.

    Ai thekson se gjithçka është ende një histori e hapur dhe beson se pritjet e Perëndimit për mbylljen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës do të rriten gjithnjë e më shumë.

    Sipas tij, Serbia do të rezistojë kur të jetë fjala për njohjen e Kosovës.

    “Ne do t’i rezistojmë të gjitha provokimeve së bashku me popullin serb, sigurisht që do të vazhdojmë ta mbrojmë popullin tonë dhe të sigurojmë mbijetesën e tij dhe sigurisht që do të angazhohemi për një zgjidhje politike paqësore të problemit të Kosovës”, shtoi ai.

    Siç thotë ai, Serbia ka fuqi të mjaftueshme për këtë – ‘ndikimi ynë ndërkombëtar është rritur, pozicioni ynë është forcuar, kemi stabilitet të brendshëm dhe një qëndrim pothuajse të unifikuar të subjekteve përkatëse politike në Serbi për çështjen e mosnjohjes së Kosovës’.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori britanik: Kosova duhet t’iu besojë aleatëve dhe ta themelojë Asociacionin

    Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin 

    Asociacioni dhe anëtarësimi në KiE – porositë që Sarrazin i solli në Kosovë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.