Jasir Asani është futbollisti që po shkëlqen për Kombëtaren e Shqipërisë në fushatën eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Futbollisti që luan në Korenë Jugore më skuadrën Gwangju është rrëfyer në një intervistë të gjatë për lajminet
28-vjeçari ka folur për formën e mirë që po e kalon me kombëtaren kuqezi teksa i ka komentuar edhe golat ndaj Moldavisë dhe Polonisë.
“Duhet ta japin 200 përqind nga vetja ndaj Çekisë në mënyrë që të kualifikohemi në Euro 2024. Unë dua të shënoj gol patjetër”, ka thënë Jasir Asani.
Shqipëria mund ta përfundojë çështjen e kualifikimit për në Euro 2024 me një fitore kundër Republikës Çeke në Air Albania më 12 tetor, ku do ta luan vetëm një ndeshje.
Dy ndeshjet e fundit për Shqipërinë janë më të lehta në letër pasi që kombëtarja shqiptare do të luan në nëntor si mysafirë të Moldavisë kurse në shtëpi presin skuadrën jo favorite, Ishujt Faroe