Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “As mahalla s’e njeh për naj kontribut”, “Duhet me ia caktu ni termin”, përplasje e ashpër mes Kastratit të PDK’së dhe Halitit të VV’së

    02/05/2024 20:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, ka reaguar ndaj veprimit të deputetit të PDK’së, Ardian Kastrati, pasi ky i fundit e vendosi një dele lodër në foltoren e Kuvendit.

    Ai tha se nuk ka besuar që ka deputetë “të këtij niveli, që i lëshojnë dhentë në Kuvend”.

    “Kemi deputet që i lëshon dhentë në Kuvendin e Kosovës. Ky kuvend po durojke gjithçka. Derisa nuk kam qenë pjesë e tij nuk kisha besu që ka aso niveli të deputetëve. Nuk kam besu që edukon gjenerata dhe që i lëshon dhentë në Kuvend. Ai e ka vendin tjetër kund jo në Kuvendin e Kosovës”, tha Haliti.

    Atij i replikoi Kastrati, i cili i tha se “zakonisht nuk bën replikë me njerëz që vijnë nga bota e anonimatit që as mahalla nuk i njeh për ndonjë kontribut të shquar”.

    “A e din kush është ky deputeti loçka jem? Ky ka magjistraturë në universitetin e Gracit,  ku ty ymri 1 mijë vjet mi pas nuk mundesh me shkel, ka magjistraturë në universitetin e Salzburgut ku ti mi pas 2 mijë vjet ymër s’mundesh me shkel, ka doktoraturë në universitetin e Zarës, osht bursist i Sorosit, i State Departmentit, që ti mi pas 5 mijë vjet ymër me pas s’mundesh kurrë. Cifti yt me qato 20 fjalë që i kishe në fjalor, kur po i transmeton në publik po i shkakton 100 gabime gramatikore e leksikore prej gjynahit. Delja është ligjëratë edukuese për bandita o shok, sepse edhe delet i hëngrën njerëzit, sic thoshte Thomas Mann në revolucionin industrial në Angli. Edhe më nuk përgjigjem në nivele si ti, por kësaj radhe me mbyt pak monotoninë se masdite, e nuk po rrihet”, tha Kastrati.

    Më pas, fjalën e mori deputeti Haliti, i cila tha se rezervohet t’i përgjigjet “këtij të fundit” dhe shtoi se nuk dëshiron t’ia përmend emrin.

    “D.m.th. tregon vetë sjellja kështu që s’është fort kështu po neise qytetarët le ta vlerësojnë. Ka probleme shumë ky djali po nuk e di duhet me ia caktu ndoshta një termin diku”, tha Haliti.

    Më pas nënkryetarja e Kuvendit tha se gjatë gjithë ditës ua ka tërhequr vëmendjen për gjuhën e përdorur dhe kërkoi kujdes nga të dy për fjalorin që përdorin.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastrati: Dita kur Hashim Thaçi ka me u kthy në Kosovë është shumë afër

    Kastrati: Sa më bosh stomaku i ushtarëve, aq më plot xhepi i zuzarëve, këta duhet me u arrestu

    Rritja e pensioneve, Kastrati: Era e plehut nuk mbulohet me parfum

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.