Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    As këtë të hënë nuk nis mësimi, mësimdhënësit hynë në javën e pestë të grevës

    25/09/2022 23:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Greva në arsim po vazhdon edhe më tej, nesër mësimdhënësit hynë në javën e pestë të kësaj greve.

    Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdon të deklarojë që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.

    Qeveria u ka ofruar atyre 50 euro shtesë, por sindikata nuk i ka konsideruar të mjaftueshme

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës  ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë dhe janë shprehur se presin të ketë reflektim nga ana e Qeverisë.

    E gjatë ditës së sotme Kurti tha se pret që mësimi të fillojë sa më pare dhe sindikalistëve i ka quajtur “sindikalist të PAN-it”.

    “Është për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet peng. Për përshtypjen time të fuqishme, në të gjitha takimet që kemi pasur, bëhet fjalë për një lloj inati antiqeveritar, prej sindikalistëve të PAN-it, të cilëve iu është ndalur sahati më 5 qershor 2017. Aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it. E tash dëshirojnë që t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë, duke e bërë grevën armë kundër qeverisë”, u shpreh ia.

    Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

    “Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial”, ka thënë Krasniqi.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe SBAShK-u, duke thënë se një deklaratë e tillë nuk ka asnjë argument të bazuar.

    “Deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument  të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it  ka krijuar indinjatë të grevistët  dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë  dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe  sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë . Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi”, thuhej në reagimin e SBAShK-ut.

    Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA-ja

    Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë

    Emigrantët që do të sillen në Kosovë, planifikohet të paguhen 120 euro në muaj

    Të Fundit

    Trump “godet” Muskun: Pa subvencione, ndoshta do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut

    “Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- 98 vjet nga vdekja – letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

    Rina Maloku emocionon me videon për Festim Isufin me rastin e ditëlindjes – e shton edhe mbiemrin e tij në rrjete sociale

    “Sy me sy”: Presidentja ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veçmas

    Kos në Shkup: Plani i Rritjes është plotësisht në duart tuaja

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.