“The Economist” publikoi një artikull me pagesë që kishte në fokus kompanitë kosovare – “pionierët kosovarë të biznesit që po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të tyre”.
Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, tha se artikulli i “The Economist” është reklamë e Economist Impact dhe se ajo që u tha në artikull nuk është e thënë nga gazeta britanike.
Shkrimi i publikuar në mediumin britanik mban edhe një logo të Odës Ekonomike të Kosovës ndërsa vetq gazeta shpjegon se bëhet fjalë për Advertisment Feature (artikull me pagesë).
“Jo, The Economist NUK tha “Kompanitë kosovare po i sfidojnë pritjet për ta udhëhequr vendin drejt së ardhmes”. Kjo ishte një reklamë me pagesë në Economist Impact. Shumë vite më parë, The Economist raporti për pionierët e shkëlqyer të teknologjisë së Kosovës, por muajt e fundit vetëm lajme të këqija erdhën nga Kosova”, ka shkruar ai.
No. @TheEconomist did NOT say “Kosovan companies are defying expectations to lead the country into the future”. That was a PAID advert at @economistimpact. Many years ago, The Economist did cover Kosovo’s bright tech pioneers, but in recent months only bad news came from Kosovo. pic.twitter.com/Fc8fqmQjyS
— Petrit Selimi (@Petrit) August 29, 2023
Ndërkaq, këtë artikull zyrtarë të Vetëvendosjes e përdorën për të thënë se ekonomia kosovare u rrit në qeverisjen e tyre. Madje, për këtë reklamë deputetja e VV-së, Fitore Pacolli kritikon mediat kosovare që nuk i publikojnë sukese e tilla të qeverisjes.
“Në raportet ndërkombëtare e revista prestigjoze botërore Kosova po vlerësohet shembull në Ballkan. Ndërsa në Kosovë në titujt e portaleve shkruhet krejt e kundërta. Derisa analistët e opozita po tregojnë se sa keq është ekonomia e Kosovës, revista britanike ‘The Economist’ ka shkruar se Kosova me rritje ekonomike ka tejkaluar fqinjët ballkanik. Spo pyes se kujt duhet me i besu. Dihet”.