Mikel Arteta ka shprehur zhgënjimin e tij në disfatën e pësuar nga Newcastle me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 3-të në Ligën Premier.
Arsenali me këtë humbje i ka zbehur shumë gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi do të duhet një mrekulli për të arritur atje.
Pas ndeshjes, trajneri i The Gunners ka thënë se ata janë shumë larg top katërshes, dhe se The Magpies ishin dhjetë herë më të mirë se ta.
“Newcastle merituan fitoren dhe ishin shumë më të mirë sesa ne. Nuk treguam asgjë. Ata ishin më të mirë në secilin aspekt”, ka deklaruar Arteta pas ndeshjes.
“Është dëshpëruese që Newcastle ishin 10 herë më të mirë sesa ne. Paraqitja nuk ishte askund me nivelin që na duhet ne për të qenë në Ligën e Kampionëve. Jam thellësisht i zhgënjyer”.
Është e dhimbshme. Ishte në duart tona dhe tani nuk është në dorën tonë. Duhet të mposhtim Evertonin dhe të presim për një fitore në Norwich ndaj Spurs. Në futboll gjithmonë ka një shpresë të vogël”, shtoi mes tjerash trajneri.
Në xhiron e fundit, Arsenali duhet të fitojë ndaj Evertonit dhe të shpresojë që Tottenhami të humbë nga Norwichi i rënë tashmë në Championship, për të shpresuar që të sigurojnë vendin në garën më të madhe për klube në Evropë, pasi kanë 66 pikë, dy më pak se Spurs.
"It was a really difficult night to swallow"
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 16, 2022
Mikel Arteta reacts to Arsenal's 2-0 defeat to Newcastle 🔊 pic.twitter.com/GgHsiNirTB