sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arsyeja pse Lirak Çelaj nuk po merr pjesë në votimin e kryetarit të PDK-së

    03/07/2021 10:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit të kryetarit të ri të partisë.

    Ai tha se kjo Konventë nuk ka pasur nevojë që të ndodhë.

    Ai vlerësoi se Kadri Veseli është dashur që të mbetet kryetar i partisë.

    “Konsideroj që është bëtë në kohën e gabuar. Ne nuk është dashur që ta zëvendësojmë z.Veseli dhe ka pasur zgjedhje, që të zgjidhet një ushtrues detyre, Memli ose kushdo qoftë. Të zgjidhet një Kryesi dhe të vazhdohet ashtu tutje. Ne kemi humbur kohë dhe mund të na dobësojë edhe më shumë në zgjedhjet që na presin. Z.Veseli do të duhej të mbetej kryetar. Nuk do të marrë pjesë në votimin e Konventës për kryetar”, ka thënë ai per T7.

    “Do të dëshiroja që ai të arrin ta ngris partinë ku kemi qenë në vendin e parë. Por nuk po paragjykojë. Shumë njerëz edhe të Konventës dhe Kryesisë më kanë thënë që pajtohen me qëndrimin tim. Jo nuk e di nëse ka delegatë të tjerë që s’do të marrin pjesë në votim.”, ka thënë ai.

    “Do të dëshiroja që të kishte më shumë kundër kandidatë dhe që zgjedhjet të jenë më demokratike”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    PDK themelon nëndegë në Padova të Italisë

    Ismaili i PDK-së: E mbështesim Kurtin në secilën përpjekje për të sjellë njohje të ndërsjellë

    Ish-deputetët e PDK-së vizitojnë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në Hagë

    Të Fundit

    Kusari-Lila: Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe

    “Shkurtimi” i rrugës me emrin “Ibrahim Rugova” në Tiranë, ngjall reagime në Shqipëri

    Nxënësit do kenë 9 muaj mësim e vetëm një javë pushim, ankohet Këshilli i Prindërve

    Burri i saj u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës, Arta Bajrami poston sonte foto me të

    “Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.