Lajme
Arsim Bajrami: Rubin e tha saktë, Thaçi s’kishte autoritet të vendoste i vetëm për Rambujenë

Profesori dhe ish-ministri Arsim Bajrami, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka folur për dëshminë e James Rubin në Gjykatën Speciale të Hagës.
Bajrami ka thënë se Rubin ka qenë shumë i sakt meqë Hashim Thaçi s’ka pasur autoritetin që të vendosë i vetëm për Marrëveshjen e Rambujesë.
“Z.Thaci nuk e ka pasur autoritetin që të vendosë vetë për Rambujenë. Ka pasur tri lloj kufizimesh, ka qenë me rendësi që komandantët e zoanve ta pranojnë marrëveshjen, Thaci s’e kishte kapacitetin të marrë vendime. Thaci s’ka mundur të vendosë asgjë, sepse ka qenë drejtues politik. Vendimarrrës kanë qenë komandantët e zoanve, secili për zonën e vetë”, ka thënë Bajrami.
“Rubin e shpjegoi UÇK-në si një guerilë patriotike pa strukturë”, ka shtuar tutje ai.