Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Arsenali e bën goditjen e madhe, e transferon Jorginhon

    31/01/2023 13:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Arsenali i ka siguruar shërbimet e Jorginhos në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

    Mediat angleze raportojnë se “Topçinjtë” do t’ia paguajnë Chelseat 12 milionë funte (rreth 15 milionë euro) për mesfushorin kualitativ.

    31 vjeçari pritet t’ju bashkohet “Gunners” sot pasi lideri i Premierligës u frikësua se mund të dështonte në momentet e fundit në tentim për ta transferuar futbolyllin e Brightonit, Moises Caicedo.

    Jorginho është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me “Blues” dhe këta të fundit, për të mos e humbur pa para gjatë verës që vjen, vendosën ta shesin tash, njofton mediumi britanik “The Athletic”.

    Përfaqësuesi brazilian do të nënshkruajë kontratë deri në verën e vitit 2024, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.

    Ai do t’ju bashkohet në mesfushë Granit Xhakës dhe Thomas Parteyt, në tentim për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë pas pritjes së gjatë.

    Jorginho ishte transferuar në “Stamford Bridge” nga Napoli në vitin 2018 për 50 milionë funte.

    Ai ka luajtur në 213 ndeshje për “Të Kaltrit” duke kontribuar me 29 gola dhe me 9 asistime.

    Artikuj të ngjashëm

    “Mora frymë thellë” – Jorginho shpjegon penalltinë që e dërgoi Italinë në finale të Euro 2020

    Të Fundit

    Sa herë i ka fituar PS e sa herë PD zgjedhjet deri tash

    AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

    Topalli, qytetarëve: Mos e nënvlerësoni zërin tuaj – keni fuqi më të madhe sesa mendoni

    Nard Ndoka: Edi Rama e urren Kosovën, do  të fitojë Berisha

    Aida Doçi bëhet nënë për herë të dytë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.