Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrin në 40 numri i ankesave kundër Ligjit të Pagave

    02/03/2023 09:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të gjithë punonjësit e sektorit publik dje kanë marrë pagat me ligjin e ri.

    Dikush, me rritje e dikush me zbritje.

    Shkak i kësaj janë shfaqur edhe pakënaqësi të shumta.

    Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, ka thënë sot se pagat e reja janë një degradim dhe tallje nga Qeveria.

    Madje ai ka treguar se disa zyrtarë kanë njoftuar dorëheqjen nga puna.

    Por, pavarësisht ekzekutimit të pagave me ligjin e ri, pakënaqësitë me këtë ligj po vazhdojnë dhe deponimi i ankesave për  në Institucionin e Avokatit të Popullit(IAP) dita-ditës po rritet.

    Deri më tani në këtë institucion janë deponuar gjithsej  40 ankesa.

    Kjo është bërë e ditur nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

    “Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 40 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik”, thuhet në përgjigjen e IAP-së.

    Nga ky institucion kanë treguar se vetëm pas shqyrtimit të ligjit dhe ankesave, Avokati i Popullit do të del më një qëndrim për këtë çështje.

    “Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, thuhet më tutje në përgjigje.

    Nga IAP kanë treguar se nga cilët sektor kanë pranuar ankesa.

    “Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, etj”, bëjnë të ditur nga IAP.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 4 janar të këtij viti shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

    Kurse, më 1 shkurt Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka bërë publik vlerën e koeficientit për vitin 2023 e që do të jetë 105 euro.

    Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022.

    Projektligji i cili kishte nxitur reagime të shumta ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë.

    Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit.

    Në vitin 2020 Gjykata Kushtetuese e Kosovës  e kishte shpallur të pavlefshëm ligjin e atëhershëm për pagat në sektorin publik.

    Sipas vendimit të asaj kohe, ky ligj nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

    Më 6 dhjetor 2019, Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar Avokati i Popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

    Ligji për paga ishte miratuar në muajin shkurt të atij viti.

    Ligji ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej nga Ramush Haradinaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Rritja e pagës minimale, AAK dërgon në Gjykatën Kushtetuese ligjin

    Presidentes i kërkohet që të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale 

    Ligji i Pagave, MPB-ja e MF-ja konfirmojnë se po punojnë në evitimin e gabimeve

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.