Nënkryetarja e Prishtinës dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Drejtorinë e Arsimit, Jehona Lushaku, gjatë ditës së sotme është takuar me Jusuf Azemin, i cili është kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.
Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për grevën e punëtorëve teknik të mirëmbajtjes së objekteve shkollore në kryeqytet.
Nënkryetarja Lushaku dëgjoi me kujdes kërkesat dhe nevojat e punëtorëve teknik të prezantuara nga Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, për të cilat tha se do të trajtohen menjëherë.
Palët gjatë takimit arritën marrëveshje.
Kjo rritje e pagave është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre dhe një shprehje e vlerësimit të punës së tyre të palodhur dhe të rëndësishme për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore.
Kjo marrëveshje tregon përmirësimin e dialogut social dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes lokale dhe punëtorëve.
Po ashtu me Azemin, nënkryetarja u dakordua që gjatë javës të takojë punëtorët teknik të shkollave në kryeqytet.