Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohet polici në Tiranë, mori ryshfet për të “mbyllur” sytë para ndërtimeve pa leje

    25/08/2021 16:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një inspektor policie në Tiranë L.V., 47 vjeç është ndaluar nga SHÇBA pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke marrë ryshfet.

    Ai ishte mbajtur nën vëzhgim për një periudhë kohore ku rezulton se ka kryer veprime që bien në kundërshtim me funksionin e tij duke marrë shuma të ndryshme parash në këmbim të mosveprimit në fushën e ndërtimeve pa leje.

    Tashmë po vijon puna për sqarimin e plotë të rolit të tij dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.

    “ Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme Tiranë në bashkëpunim me strukturat e luftës kundër korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në kallëzimin e shtetasit E.B., në datë 25 gusht 2021, ndaloi Inspektor L.V., 47 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

    Mbeshtetur në faktet dhe provat e administruara gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara, punonjësi i Policisë, L.V., gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme, në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

    Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.

    Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi i ndaluar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

    Duke marre shkas nga ky rast, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe SHÇBA, shpreh mirënjohje ndaj gjithë qytetarëve që kanë ofruar bashkëpunimin për evidentimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe mbeten të gatshme në çdo kohë të mirëpresin kallëzimet apo denoncimet e qytetarëve për rastet korruptive që mund të kryhen nga punonjës të veçantë të policisë gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia. m.v/abcnews.al

    Artikuj të ngjashëm

    Dhëndri i Trumpit sot viziton Shqipërinë

    Sherr i dhunshëm në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

    Plagosja e 4-fishtë në Tiranë: Dyshohet se caku ishte gruaja e Roan Brahimit, por atentatorët ngatërruan makinën

    Të Fundit

    E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit në Treboviq të Pejës

    Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.