Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se ky është një sukses i sistemit të sigurisë në Kosovë, bashkë me ndalimin e kontrabandës me mallra, si dhe konfiskimi i veturës që ishte në kërkim ndërkombëtar.
Postimi i plotë i Sveçlës:
Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.
Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit.