Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohet për vjedhje të rëndë një person në Gjakovë

    09/06/2023 09:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është arrestuar një person në Gjakovë pasi i njëjti dyshohej për veprën ‘Vjedhje e rëndë”.

    Siç thuhet në një komunikatë të dërguar nga Policia e Kosovës, një burrë në Gjakovë para disa ditësh kishte raportuar se disa persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij, aty ku edhe kishin vjedhur dy kasaforta para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal, si dhe disa stoli të arit.

    “Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në
    Gjakovë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizimen (nga lokacione të ndryshme) dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: Xh. TH., i lindur në vitin 1975, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 22.05.2023 kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, thuhet se me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

    “Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar
    rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”’, përfundon komunikata.

    Artikuj të ngjashëm

    I vodhën mijëra euro e franga nga “baba Sheh” në Gjakovë, shtatë vjet burgim për dy hajnat

    Një burrë në Gjakovë thotë se është shantazhuar nga disa persona, policia nis hetimet

    Djali në Gjakovë ia vë flakën çatisë së shtëpisë

    Të Fundit

    E dhimbshme: Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë

    Imri Ahmeti rikandidon për kryetar të Lipjanit

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës fton kompanitë të bashkohen në luftën kundër zjarreve

    Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

    Medi Iseni i reagon ashpër Stresit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.