Një person është arrestuar në fshatin Orllan të Podujevës pasi dyshohet se kishte bërë gjueti të paligjshme, të enjten.
Në raportin 24-orës të policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar AUV-i.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie, një fishek dhe një gëzhojë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.