Një zyrtar policor në Gjakovë sonte është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’.
Siç merr vesh Sinjali, polici i dyshuar është prangosur dhe është intervistuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Ndaj policit të dyshuar, është urdhëruar masa e ndalimit policor.