Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua, shkruan GazetaDemos.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërkaq bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Më poshtë gjeni rastin e paraqitur në raportin 24-orësh të Policisë:
Gjakovë 27.04.2023 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.