Intelegjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin kosovar Liridon Rexhepi.
Rexhepi dyshohet se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad. Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, Rexhepi ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Türkiye.
Rexhepi, për të cilin është përcaktuar se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës, mësohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Türkiye që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.
MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transferta të shumta parash për personelin në terren në Türkiye nëpërmjet Western Unionit. Aktivitet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Türkiye.
Si rezultat i punës së koordinuar midis MIT-it dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Istanbulit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht. Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.