Në mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, shkruan GazetaDemos.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
”Prishtinë 19.10.2023 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. thuhet në raportin e Policisë.\GazetaDemos\