Më 12 shkurt të këtij viti, hetuesit policorë zhvilluan një operacion policor, të koduar me emrin ‘Shpata’, në rajonin e Mitrovicës, Veri. Gjatë realizimit të operacionit zbulohen tre laboratorë me bimë narkotike dhe arrestohen dy persona të dyshuar meshkuj serb.
Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:20, në vazhdën e hetimit të rastit të lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar (të dyshuarin e tretë): R.K., (viti i lindjes 1968, mashkull serb kosovar), transmeton GazetaDemos.
I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale: ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ”kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit’. Pas, intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
“Më 12.02.2023, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, patën zhvilluar një operacion policorë, të koduar me emrin ‘Shpata’, në rajonin e Mitrovicës Veri, me qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike.
Gjatë realizimi të atij operacioni policor ishte arritur të zbuloheshin tre laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të. Gjatë realizimit të operacionit policorë në fjalë, policia kishte arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj serb.
Sot, më 04.04.2023, rreth orës 15:20, në vazhdën e hetimit të rastit të lart-cekur, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar (të dyshuarin e tretë): R.K., (viti i lindjes 1968, mashkull serb kosovar).
I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale: ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ”kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit’. Pas, intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.
Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e policisë.