Është arrestuar një 23-vjeçar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë intime të një vajze.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më datë 05.10.2023, në stacionin policor Veriu në Prishtinë, pala ankuese ka raportuar se një person i dyshuar ka postuar në rrjete sociale fotografi (intime) të saj. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”.
“Me datën 6 tetor hetuesit policor kanë siguruar prezencën e të dyshuarit. K.I, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.