Lajme

Arrestohet një 16-vjeçar për vjedhje në Prishtinë

Policia e Prishtinës ka arrestuar një të dyshuar 16-vjeçar për vjedhje në kryeqytet.

 Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

Ai tha se ndaj të dyshuarit me inicialet A.B., i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit.

“Personi i dyshuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin”, tha më tej Pllana.

Back to top button