sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Arrestohet nënkryetarja e Parlamentit Evropian për korrupsion

    10/12/2022 00:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia belge ka arrestuar eurodeputeten socialiste greke Eva Kaili, një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian, në Bruksel të premten në mbrëmje, raportojnë mediat e huaja.

    Arrestimi i saj vjen pas një hetimi nga autoritetet belge lidhur me akuzat për korrupsion që implikon Katarin, mikpritës të Kupës së Botës.

    Eurodeputetja po merret në pyetje ndërsa bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi, u arrestua mëngjesin e së premtes. Katari akuzohet se ka vënë në shënjestër zyrtarë “me një pozicion të rëndësishëm politik dhe/ose strategjik” në Parlament. Kontrollet e policisë janë kryer në 16 shtëpi dhe janë konfiskuar edhe 600 000 euro.

    Për muaj, hetuesit belgë “dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik ose një pozicion të rëndësishëm strategjik” brenda këtij organi.

    Kaili kishte vizituar Katarin në fillim të nëntorit dhe më pas, duke folur në Parlamentin Europian, e kishte cilësuar vendin konkret si “pionier” në çështja e marrëdhënieve të punës, duke shkaktuar reagime të ndryshme. Të arrestuarit e tjerë janë ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri, Sekretari i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (Ituc) Luca Visentini, si dhe bashkëshorti i zonjës Kaili, Francesco Giorgi.

    Artikuj të ngjashëm

    Me ligjin e ri të pagave përfiton edhe sektori i arsimit në Kosovë  

    Vlera e koeficientit, PDK lëshon sallën e Kuvendit

    Bekim Haxhiu për vlerën e koeficientit: Turpëruese, ky vendim të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

    Të Fundit

    Me ligjin e ri të pagave përfiton edhe sektori i arsimit në Kosovë  

    Vlera e koeficientit, PDK lëshon sallën e Kuvendit

    Bekim Haxhiu për vlerën e koeficientit: Turpëruese, ky vendim të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

    PDK mban sot konferencë për media

    Një i vdekur, 18 raste të reja me Covid-19

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.