Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë zhvilluar sot një kontroll në një vendbanim në kryeqytet, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri e llojit AK-47, pesë karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni.
“Ndaj personit të dyshuar janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme policore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim pa autorizuar të armëve’, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë,” deklaroi Ahmeti.