Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë.
Siç njofton policia, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.
“Me datën 10.10.2023, Njësiti për persona të arratisur(FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës,ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit në përgjithësi, përfshirë edhe forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar në këtë fushëveprim.