Policia e Kosovës njofton se pasditen e së hënës ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I arrestuari 43-vjeçar me inicialet B.Z. ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për të cilën ishte dënuar me 300 ditë burgim.
Në njoftim theksohet se pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.