Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohet në Budapest 45-vjeçari shqiptar i dënuar me 5 vjet burgim

    31/08/2025 10:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në Budapest.

    Bëhet fjalë për Auron Hajdini alias Auron Hysaj, i cili është dënuar me 5 vjet burgim për vjedhje me dhunë. Atij i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë burg.

    “Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar: Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në  kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit  Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë”, njofton policia.

    Në vitin 2013, Hysaj në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente, shkruan A2Cnn.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri.

    Artikuj të ngjashëm

    Artikulli për UÇK-në, Basha kërkon falje: Isha i pavëmendshëm, kurrë s’e kam lexuar

    Haxhiu: Po të ishte Lista Serbe në mbledhje, do të ishin edhe PDK e LDK

    Basha: Munguan PDK dhe LDK, s’pati kuorum për të mbajtur mbledhjen

    Të Fundit

    Artikulli për UÇK-në, Basha kërkon falje: Isha i pavëmendshëm, kurrë s’e kam lexuar

    Haxhiu: Po të ishte Lista Serbe në mbledhje, do të ishin edhe PDK e LDK

    Basha: Munguan PDK dhe LDK, s’pati kuorum për të mbajtur mbledhjen

    Basha tregon pse s’u bë votimi në pako për nënkryetarët nga komunitetet

    Rashiq kundër që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste: S’është zgjidhja e duhur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.