sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Arrestohet krybashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, dyshohet për korrupsion me pasuritë publike

    06/07/2021 18:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në mandatin e tretë si kryebashkiak i Lushnjes Fatos Tushe doli nga zyra me prangat e SPAK që e dyshon se shpërdoroi detyrën së bashku me nëntë zyrtarë të tjerë të ndërmarrjes së pasurisë publike pranë pushtetit lokal.

    Bashkëpunëtorët e kryebashkiakut që dyshohet se diskualifikuan gjatë tenderit kompanitë që ofruan vlerë më të ulët, të njëjtin fat patën edhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati, për të cilët SPAK thotë se falsifikuan dokumentet për t’u privilegjuar gjatë garës për tenderin që zgjodhi Euro alb si kompania e cila për gati 24 milionë lekë do të rehabilitonte kanalin vaditës në dy fshatra.

    Hetimi nisi në korrik 2020 fillimisht për korrupsion dhe u finalizua me shpërdorim gjatë garës që favorizoi shoqërinë Euro shpk.

    Gara u hap gjatë verës dhe rezulton se fituesi u shpall në tetor 2020, ndonëse u përfshinë edhe kompani të tjera që paraqitën ofertë më të ulët.

    SPAK ka dyshime se zyrtarët e ndërmarrjes duke nisur nga drejtuesi i saj Flamur Peqini shkelën barazinë e pjesëmarrjes në tenderë dhe për këtë shkak gjykata aprovoi në mungesë 7 masa arresti dhe katër të tjera arrest shtëpiak./tch

    Artikuj të ngjashëm

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.