Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Arrestohet edhe një person për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi

    16/08/2023 09:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Është arrestuar edhe një person dje në Prizren për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi.

    Arrestimin e tyre e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

    Ai tha se në total numri i të arrestuarve për sulm ndaj gazetarit Krasniqi është dy. 

    Personit që u arrestua dje i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh., 

    “Në lidhje me rastin, me 15.08.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë  dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje. Njëri është arrestuar më herët, ndërsa personi që u arrestua dje është ndaluar për 48 orë”, ka thënë ai.

    Ndërkaq të dyshuarit tjetër A.K., i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. 

    Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se të pandehurit do t’i llogaritet masa e paraburgimit prej kohës së arrestimit 11.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 11.09.2023, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    “I pandehuri A.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrat e tij zyrtare – të dëmtuarin V.K., (gazetar), në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari V.K., (gazetar), gjatë kryerjes së detyrës së tij merr në intervistë të pandehurin, ky i fundit A.K., e shtyen me dorë duke e sulmuar, pastaj, i dëmtuari V.K., vazhdon ti intervistojë protestuesit të tjerë të pranishëm ku has në rezistencë, të të pranishmëve, dhe persona të tjerë e sulmojnë fizikisht gazetarin me të cilat veprime tek i njëjti shkaktojnë shqetësim”, tha Lekaj.

    Të premtën kur po mbahej një protestë si shenjë pakënaqësie ndaj një performance në “DokuFest” është sulmuar gazetari i Gazetës Nacionale Vullnet Krasniqi dhe kameramani.

    Për këtë ngjarje policia ka njoftuar edhe për suspendimin e një zyrtari policor në Prizren, me gradën rreshter, për siç ka thënë policia sepse nuk ka reaguar në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit.

    Rreshteri është suspenduar për 72 orë.

    “Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve  gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimit dhe me sugjerimin nga IPK, me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren”, ka njoftuar PK. 

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për të riatdhesuarit nga Siria: Me shumicën prej tyre nuk jemi marrë

    Vullnet Krasniqi ia thotë “në sy” Arian Agushit pse nuk i pëlqen muzika e tij

    Gazetari Vullnet Krasniqi: Dy hoxhallarë mi kanë ofru 50 mijë euro me thonë që jam kthy në fe

    Të Fundit

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.