Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro është arrestuar në Siçili pas 30 vitesh në arrati, raporton BBC.
Messina Denaro thuhet se u ndalua në një klinikë private në Palermo. Ai supozohet të jetë një bos i mafias famëkeqe të Siçilisë.
Mediat italiane raportuan se ai kishte marrë trajtim kur u arrestua pak para orës 10:00 (09:00 GMT) dhe u mor nga karabinierët.
Ai u gjykua dhe u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasje të shumta.