Lajme

Arrestohet 32-vjeçari nga Prishtina, dyshohet për tri vjedhje të rënda në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një 32-vjeçar nga Prishtina, që dyshohet për tri vjedhje të rënda në Prizren.

Ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim.

“Me datë 23.07.2025, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë arritur të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për tre vepra penale të natyrës “Vjedhje e rëndë”. Personi i dyshuar është F.M., 32 vjeç, nga Prishtina. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin nga prokurori përgjegjës, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim. Veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Back to top button