Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohen tre persona në Vushtrri, dyshohet se pas konfliktit fizik u përdorën dhe armët

    31/05/2024 20:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në orët e paradites të së premtes, policia në Vushtrri ka pranuar një informatë se dy persona kishin pasur një konflikt fizik mes tyre ndërsa si rrjedhojë e konfliktit njëri prej të dyshuarve kishte nxjerrë një armë tytë-shkurtër dhe e kishte drejtuar në drejtim të personit me të cilin kishte pasur konflikt.

    Personat e dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njësitë policore në konsultim me prokurorin, kanë realizuar kontrolle në disa lokacione dhe te një person tjetër kanë arritur të gjenin armën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Arma e llojit pistoletë me një karikator të zbrazët është konfiskuar dhe është proceduar si provë materiale, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Pas përfundimit të procedurës së intervistimit dhe veprimeve tjera policore, ndaj të dyshuarit A.A., 23 vjeçar, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ..Lëndim i lehtë trupor”. Ndaj të dyshuarit M.Gj., 18 vjeçar, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj personit K.A., 25 vjeçar është iniciuar rasti ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve””.

    Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryetari Ferit Idrizi: Masa lehtësuese për bashkatdhetarët gjatë verës në Vushtrri

    Nisin punimet për Shtëpinë e Komunitetit në fshatin Oshlan, kryetari Idrizi publikon pamjet

    Edhe dy muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

    Të Fundit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.