Lajme

Arrestohen tre persona në Klinë, dyshohen për kanosje të personave zyrtarë dhe vjedhje të pyllit

Janë arrestuar tre persona nga policia, si të dyshuar për “vjedhje të pyllit” dhe “kanosje ndaj personave zyrtarë”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se më 15 dhe 16 shtator në Klinë, prej personave të dyshuar janё sekuestruar njё kamion dhe njё traktor, së bashku me masën drunore, pёr tё vazhduar me procedura tё mëtutjeshme ligjore.

“Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.

Back to top button