Arrestohen tre persona, dyshohet se falsifikuan një dokument për AutoShkollë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime ekonomike kanë ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar të një autoshkolle në Prishtinë për “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.
Një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikatë për media:
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon tre persona të dyshuar për veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se, sot me datë 15.09.2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur për 48 orë, tre persona të dyshuar me inicialet A.F dhe G.M nga Autoshkolla “STOP” dhe i dyshuari me inicialet M.TH nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, ndërsa e dyshuara me inicialet A.A nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, është liruar në procedurë të rregullt.
Ky arrestim është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në DHKEK në Prishtinë dhe është vazhdimësi e rastit, ku paraprakisht, ishin arrestuar një Instruktor i kësaj Autoshkolle dhe një Ekzaminer i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Personat e dyshuar, dyshohet se e kanë kryer veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së.
Prokurori i Shtetit, mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale si dhe dërgimin e para Gjykatës të secilit kryerës të veprave penale.