Lajme

Arrestohen tre kosovarë në Zvicër, njëri prej tyre tentoi t’iu ikë Policisë – kapet në një arë me misër

Policia e Zugut ka arrestuar tre kosovarë të moshës 24, 29 dhe 34 vjeç gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi në Baar.

Të tre po punonin si skelëpunues pa leje pune dhe qëndronin ilegalisht në Zvicër, shkruan polizeiticker.ch.

Njëri prej tyre tentoi të ikte, por u kap pas pak minutash në një arë misri.

Pas procedurës së shpejtë gjyqësore, kosovarët u dënuan me gjoba prej qindra frangash dhe u dëbuan menjëherë nga Zvicra.

24-vjeçarit iu shqiptua ndalesë hyrjeje dyvjeçare për Zvicrën, ndërsa 29- dhe 34-vjeçarit ndalim dyvjeçar për tërë zonën Schengen.

Back to top button