Shtatë të mitur janë arrestuar në Lipjan, meqë të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në vlerë 800 euro, po ashtu pesë nga ta dyshohet se kanë kryer një rast zjarrvënie në një objekt shkollor, për të cilin është hapur dosje si rast specifik, shkruan GazetaDemos.
Rasti ka ndodhur të mekurën rreth orës 08:43 në fshatin Magure të Lipjanit.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur nën dyshimin se ata kanë kryer vjedhje në vlerë 800€ po ashtu pesë nga ta dyshohet se kanë kryer një rast zjarr vënie në një objekt shkollor, për të cilin është iniciuar rast i veçantë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë./Demos/