sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohen pesë persona të dyshuar për “Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”

    05/07/2021 15:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë arrit të sigurojnë dëshmi relevante se personat e dyshuar me iniciale; 

    (1. F.A; 2. F.R; 3. R.Sh;, 4. Sh.K;  dhe 5. S.S;) kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, gjegjësisht të dyshuarit gjatë implementimit të kontratës (dt.18.07.2019) Asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT, i dyshuari i parë (F.A.), ka nënshkruar urdhër blerjen në cilësinë e menaxherit të prokurimit, ai ka nënshkruar Urdhër blerjet për hedhjen e zhavorrit në  dy rrugë në fshatin Pozheran në vlerë prej  9,747.oo € (nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e shtatë euro), të cilat ishin asfaltuar në vitin 2019.

    Tre të dyshuarit (komision) me iniciale (R. Sh.-Kryetar, SH .K. –Anëtar dhe S. S.-Anëtar, për pranim teknik kanë futur në procesverbal të pranimit teknik, si person prezentë “një menaxher të një  punishteje”, pa qenë fare prezentë dhe pa pasur njohuri për këtë tender. Sipas dokumentacionit shihen se dy  rrugë janë  asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit Zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë prej 6,870.oo €+2877 €=9,747.oo€ (mbi rrugën e asfaltuar) dhe komisioni e ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situacione janë fiktive.

    Sot me datën 05.07.2021 të dyshuarit e lartshënuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare.

    Pas përfundimit të intervistave, është njoftuar prokurori i lëndës dhe me urdhër të tij, të dyshuarit me iniciale (1. F.A. dhe 2. F.R.) ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë,  ndërsa të dyshuarit me iniciale (3. R.Sh., 4. Sh.K., dhe 5. S.S.) janë liruar në procedurë të rregullt.

    Lidhur me rastin hetime aktive ende janë në proces.

     

     

    Artikuj të ngjashëm

    Katër persona grabisin një kompani në Shtime, Policia është në kërkim të tyre

    Arrestohet aktivisti i PDK-së, në aksionin ndaj ambasadorit Berishaj

    Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

    Të Fundit

    LDK thërret konferencë për media

    “Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së”, Mandl: Ne duhet të kujdesemi për të

    Moti përgjatë fundjavës

    50 mijë kosovarë në pritje të pasaportës

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.