Dy të dyshuar për dy raste të grabitjeve dhe lëndimit trupor janë arrestuar sot në Prishtinë, tha Policia e Kosovës.
Të dyshuarit janë përfshirë në dy raste të grabitjeve dhe lëndimit trupor në platonë e Pallatit të Rinisë në kryeqytet.
Të arrestuarit janë persona të mitur.
“Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor që kanë ndodhë me datat 03.11.2023 dhe 01.12.2023 në platon e Pallatit të rinisë në Prishtinë”, tha policia.
Të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim edhe me disa bashkëmoshatarë të tjerë, duke i sulmuar fizikisht, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë nga viktimat kanë marrë me forcë shuma të parave mbi 100 euro.
“Personat e dyshuar që të dy të mitur me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në rast”, tha policia.