50 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit në diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë Veriore, shkruan GazetaDemos.
Sipas informacioneve të para, janë arrestuar organizatorët e koncertit dhe po kërkohet edhe arrestimi i pronarit të diskotekës.
Dyshimet e para janë se deri te zjarri ka ardhur pasi janë përdorur mjete piroteknike gjatë koncertit.
Një numër i madh i ambulancave kanë shkuar në ndihmë nga Shkupi, është aktivizuar edhe helikopteri i MPB-së. Disa të lënduar janë dërguar në spitalin 8 shtatori në Shkup.