Janë arrestuar katër persona, tre prej tyre të mitur, të cilët dyshohen se kanë vjedhur 80 litra naftë nga një punishte.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Pas një informate të pranuar policia ka kapur në flagrancë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë (tre prej tyre të mitur) të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithsejtë 80 litra) nga punishtja e viktimës mashkull kosovar”, njofton raporti i policisë.